e shtunë, 11 korrik 2009

Diego dëshiron të lë gjurmë

Diego është prezantuar para tifozëve të Juventusit për herë të parë. Futbollisti brazilian nuk dëshiron të krahasohet me futbollistët e mëdhenj që kanë luajtur në të kaluarën në klubin e Juventusit.“Nuk dëshiroj të jem Zidane i ri apo Platini i ri. Ata kanë bërë historinë e tyre, unë dua ta bëj timen. Dëshiroj të kujtohem si një kampion i ri. Jam Diego, me historinë time personale”, tha ish mesfushori i Werder Bremen, i cili gjatë kësaj vere u transferua tek Juventus.

Nuk ka komente: