e shtunë, 11 korrik 2009

Ciro Ferrara: “Diego, një blerje madhështore”

Ciro Ferrara, trajneri i skuadrës së Juventusit, me rastin e prezantimit të brazilianit Diego, nuk ka nguruar të thurë elozhet për fantazistin e ri të skuadrës së tij. “Sivjet kemi ndërtuar një skuadër madhështore, sepse të tillë janë lojtarët që do ta përbëjnë atë, si për shembull Diego. Jam shumë i lumtur për blerjen e tij dhe për të tjerat që priten të kryhen, sepse sigurisht që Juventusi është skuadra ideale për kampionët e mëdhenj të futbollit. Diego, Cannavaro, por presim edhe Felipe Melo. Do të jenë këta të tre boshti i ri i Juventusit të ardhshëm, pa harruar këtu kampionët e tjerë që kanë qenë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e kaluar. Objektivat? Nëse shoh në merkato, pas Realit të Madridit jemi ne skuadra që ka kryer më shumë blerje bindëse, ndaj që të gjithë së bashku duhet të zhvillojmë një sezon madhështor dhe emocionues, por mbi të gjitha, fitues”, deklaron trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Ciro Ferrara.

Nuk ka komente: