e premte, 10 korrik 2009

Historike - Melo-Diego-Amauri, kurrë më parë tre brazilianë me bardhezinjtë

Pas ngjitjes nga Seria B, Juventusi kishte parashikuar të hapte një cikël të ri dhe nga viti në vit skuadra ka njohur përfitime, pavarësisht se deri tani triumfet kanë munguar. Me Ferrarën në krye, bardhezinjtë po ndërtojnë një skuadër fantastike, një skuadër që nga sezoni i ardhshëm do të njohë një ritëm amerikano- latin, një ritëm “samba” në fushën e lojës, mbi të gjitha pas blerjeve të Amaurit, Diegos dhe tashmë edhe të Felipe Melos. Tre brazilianë në Torino, për t’i dhënë më shumë spektakël “Zonjës së Vjetër” dhe tifozerisë së saj, nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Juventusit. Për momentin emrat e tyre premtojnë shumë, por realisht shumë kompetitivitet, por për të konfirmuar një fakt të tillë duhet të presim fillimin e sezonit të ardhshëm, por gjithashtu edhe fundin e merkatos verore, pasi përforcime të tjera priten në radhët e bardhezinjve të Ciro Ferraras.

Nuk ka komente: