e shtunë, 11 korrik 2009

Diego “humb” 10-ën, por gjen Del Pieron

Mbrëmje speciale për Diego Ribas da Cunha, braziliani i Juventusit, që u prezantua mbrëmë në Pinzolo. “Del Piero është një gjeni, për mua është një privilegj të luaj me të. Unë në fushë së bashku me të nuk do të ishte një problem, por një zgjidhje”. Ish-fantazisti i Werder Bremenit shuan çdo dyshim mbi bashkëjetesën me një tjetër numër “10″, Alex Del Pieron: “Cili do t’i godasë goditjet standarte? Nuk ka shumë rëndësi, ky është vetëm një detaj, - përgjigjet ai, - rëndësi ka që trajneri të ketë sikletin e zgjedhjeve në fushë”. Duke mos mundur të veshë fanellën numër 10, tashmë e “gozhduar” mbi shpatullat e Del Pieros prej më shumë se një dekade, braziliani do të mbajë veshur fanellën numër 28: “Është numri i ditëlindjes sime, - zbulon Diego dhe pastaj 2+8 bëjnë 10, numri që më pëlqen më shumë”. Duke folur mbi ardhjen e tij te Juventusi, Diego tregon që “të gjithë lojtarët ëndërrojnë të arrijnë në nivele më të larta dhe më në fund, ia dola. Nuk pata asnjë hezitim për t’i thënë “po” Juventusit”. Pasi ka kujtuar klubin e tij të parë, Santosin (”i detyrohem, nëse ndodhem këtu është vetëm falë atij klubi”), blerja e re e Juves nënvizon që roli i parapëlqyer “është në qendër të fushës, pranë sulmuesve, ku kam luajtur tre vitet e fundit në Gjermani”. Bashkëjetesa Diego-Del Piero nuk e shqetëson as administratorin e deleguar bardhezi, Jean-Claude Blanc: “Duke pasur shumë numra dhjetë në fushë, këtë vit duhet të jetë një sezon i bukur. Diego është një piknisje për vitet e ardhshme, për të hapur një cikël shprese për të gjithë ne dhe shpresojmë edhe rezultate të shkëlqyera. Ardhja e Diegos bën pjesë në një plan i nisur tre vjet më parë. Kjo është dëshira jonë, të sjellim në Itali kampionë të mëdhenj për të treguar që luhet një futboll i madh”. Blanc shfrytëzon rastin edhe për t’u rikthyer te zgjedhja e Ciro Ferraras si trajner i ri: “Pamë tek ai, jo vetëm fituesin me stofin e lojtarit, por edhe njeriun inteligjent që ka aftësi e dëshirë të vazhdojë të fitojë. Zgjodhëm edhe njeriun, kur në sezonin e shkuar ishim në vështirësi, Ciro u përgjigj menjëherë “jam gati”, pa pasur siguri për të ardhmen e tij”. Për Diegon e strategjitë e merkatos flet edhe drejtori sportiv, Alessio Secco: “Juvja i ka mbijetuar çdo krize, kemi vuajtur, por kemi ditur të reagojmë. I përshpejtuam bisedimet për Diegon, përballuam konkurrencën me klubet e mëdha europiane si Bayerni, por Diego i kishte thënë “po” Juves”.

Nuk ka komente: