e shtunë, 11 korrik 2009

Nedved s’i kthehet futbollit

Edhe pse spekulohej vazhdimisht për vazhdimin eventual të karrierës edhe për një vit, Pavel Nedved i ka dhënë fund këtyre zërave të shtunën. “Mjaft, nuk do të luaj më”, ka thënë për Tuttosport 36 vjeçari, i cili i kishte dhënë fund karrierës si futbollist në muajin maj. Për mesfushorin çek thuhej se mund të rikthehej në Lazio, ose mund t’i bashkohej Interit, por ai vendosi ndryshe. Po të shtunën, udhëheqësit e Juventusit i kanë propozuar ish futbollistit të tyre rolin e zyrtarit në klubin torinez.

Nuk ka komente: