e premte, 10 korrik 2009

Felipe Melo, blerja e tretë e Juventusit

Felipe Melo tashmë mund të quhet një lojtar i Juventusit. Një marrëveshje e tillë është arritur në orët e para të mëngjesit të dy ditëve më parë. Trupa juventine e drejtuar nga administratori Jean-Claude Blanc, drejtori sportiv Alessio Secco dhe drejtori sportiv i Fiorentinës, Pantaleo Corvino, kanë rënë dakord ndërmjet tyre në prezencën e Jose Rodrigez Baster, menaxheri i Felipe Melos. Në këtë mënyrë, “Zonja e Vjetër” ka realizuar goditjen e tretë të rëndësishme të kësaj merkatoje. Kur dukej se lojtari ishte fare pranë Arsenalit, drejtuesit bardhezinj kanë kundërsulmuar dhe kanë arritur t’i “rrëmbejnë” Felipe Melon Fiorentinës dhe “topçinjve”. Tani pritet vetëm që lojtari të kthehet në Itali dhe të firmosë kontratën e tij të ardhshme me Juventusin. Përveç drejtuesve bardhezinj, atyre vjollcë dhe menaxherit Baster, kjo marrëveshje është nënshkruar edhe nën sytë e avokatit Michele Briamontte, një takim dhe bisedim që ka zgjatur për më shumë se pesë orë. Shifrat e transferimit – Jean-Claude Blanc dhe Alessio Secco, pasi kanë marrë lejen për veprim nga ana e John Elkannit, pronarit të Juventusit, janë hedhur në kundërsulm për mesfushorin brazilian dhe kanë pritur në Reggio Emilia, drejtorin sportiv të Fiorentinës, Pantaleo Corvino. Felipe Melo vetëm një javë më parë kishte nënshkruar rinovimin e kontratës me vjollcët, të cilët kishin vënë një klauzolë prej 25 milionë eurosh për prishjen e saj. Për të mos e zgjatur këtë tratativë, juventinët kanë rëndë dakord për mbylljen e shpejtë të kësaj çështjeje, duke bërë marrëveshje me Corvinon mbi bazën e 21 milionë eurove, plus kartonin e plotë të mesfushorit bardhezi, Marco Marchionni, i vlerësuar 4 milionë euro. Nga ana tjetër, kontrata për shërbimet e lojtarit do të përmbajë një marrëveshje 5-vjeçare dhe një përfitimin prej 2.5 milionë eurosh në sezon, por me kalimin e viteve, paga e lojtarit do të vazhdojë të jetë në rritje deri në 3 milionë euro. Me blerjen e Felipe Melos, tashmë Juventusi duket një skuadër shumë herë me e frikshme se ajo e sezonit të kaluar...

Nuk ka komente: