e mërkurë, 15 korrik 2009

Felipe Melo, në Torino për kontrollet e para mjekësore









Felipe Melo ka mbërritur më në fund në Torino. Braziliani, i cili ka udhëtuar nga Brazili në drejtim të Italisë është ulur mëngjesin e djeshëm në aeroportin e Romës dhe që andej ka udhëtuar sërish në drejtim të Perugias, drejt klinikës mjekësore nën juridiksionin e profesorit Giuliano Cerruli, doktori i besuar i klubit të Juventusit (ai që ka kuruar dhe operuar me shumë sukses David Trezeguet dhe Mohamed Sissokon). Felipe Melo ka mbërritur në Itali me disa orë vonesë. I veshur me një palë xhinse të thjeshta dhe një bluzë ku spikaste numri "39" (mbase mund të jetë ky numri i ardhshëm që do të veshë me fanellën e Juventusit), braziliani dukej i lodhur nga udhëtimi i gjatë, por jo pak e gjatë ka qenë edhe rruga e tij drejt Perugias, ku ish futbollisti i Fiorentinës u është nënshtruar vizitave të para mjekësore. Të plota do të zhvillohen sot, pas së cilave lojtari do të udhëtojë në drejtim të Pinzolos, për t'u prezantuar me shokët e rinj të skuadrës. Felipe Melo do ta kalojë natën me juventinët dhe të mërkurën do të udhëtojë drejt Torinos, ku në Selinë e klubit me më shumë tituj të fituar në Itali do të firmosë kontratën e tij me bardhezinjtë, pas së cilës do të zhvillohet dhe prezantimi zyrtar.

Nuk ka komente: