Juventusi mbyll merkaton me Grosson
Pas prezantimit të Diegos dhe Cannavaros, ndërkohë që të gjithë presin firmën finale në kontratë me brazilianin Felipe Melo, Juventusi do të mbyllë merkaton e saj me blerjen e Fabio Grossos. Nëse Trezeguet nuk largohet, reparti i sulmit është i blinduar ashtu sikurse ai i mesfushës, ndërkohë që përforcimi pritet të ndodhë vetëm në mbrojtje. Mbrojtësi i Lyonit pritet të jetë goditja e fundit e Alessio Seccos në këtë merkato dhe më pas “Zonja e Vjetër” mund të vazhdojë e qetë fazën e saj përgatitore. Fabio Grosso vlerësohet 5 milionë euro dhe sigurisht që kjo sforco e fundit e drejtuesve juventinë është shumë e domosdoshme, duke parë problemet që kanë hasur bardhezinjtë në krahun e majtë të mbrojtjes, pas paraqitjeve zhgënjyese të Molinaros dhe De Ceglies.
Nuk ka komente:
Posto një koment