e enjte, 9 korrik 2009

“Zonja” ndërron ngjyrë, sot kërcehet samba

Janë të shumtë lojtarët brazilianë, që kanë veshur fanellën bardhezi. Sikundër kohët e fundit

Amauri, Diego, Felipe Melo, bardhezinjtë torinezë ngjyrosen gjelbërverdhë si kurrë më parë në historinë e tyre. Dhe të mendosh se brazilianët kurrë nuk e kanë tërhequr shumë “Zonjën e Moçme”, siç ka ndodhur me Milanin apo Interin. Pas vitesh e vitesh, kur juventinët i janë qasur tregut të pasur brazilian me “pikatore” erdhi edhe momenti për “të ekzagjeruar”. Në fillim, Diego, pastaj dhe Felipe Melo, që të dy ndërkombëtarë brazilianë. Dy brazilianë që së bashku me Amaurin, e çojnë në total tre numrin e tyre me fanellën e Juventusit. Një fakt anormal, po të gjykosh se Juventusi deri në ditët e sotme, në të gjithë historinë e tij ka pasur me fanellën bardhezi vetëm 13 brazilianë. Shifër e vogël, qartësisht më e ulët, krahasuar me Milanin dhe Interin më së pari, të cilat i janë drejtuar dhe kanë pasur në gjirin e tyre “koloni” të mirëfillta braziliane, duke iu qasur parreshtur tregut brazilian. Ndoshta në këtë zgjedhje për Juven ka ndikuar edhe ideja se futbollistët e ardhur nga Brazili, me fanellën e Juventusit nuk kanë bindur plotësisht. Ndonjë shembull? E kujtoni Athirsonin? Sezoni 2001/02, anësori brazilian luan vetëm pesë ndeshje me Juven, pa lënë asnjë gjurmë vetiake. Në këtë hulli edhe “të vjetrit”, Fernando Josè Puglia (vetëm një ndeshje me Juven, në sezonin 1961/62) dhe Colela Leonardo (7 gola, por vetëm një sezon bardhezi). Pastaj edhe një i ri tjetër, Gladstone, një ndeshje në Kupën e Italisë më 2005/06; pra ka disa shembuj negativë. Për fat, nganjëherë zgjedhja braziliane ka dalë e goditur. Nga ky këndvështrim mjaftojnë dy emra: Emerson dhe Julio Cesar. I pari në dy sezone me Juven luajti në total 91 ndeshje, duke shfaqur një klas pa kufinj. I dyti, mbrojtës shkëmb luajti katër sezone si bardhezi (nga 1990 në 1994), me 125 ndeshje (braziliani më me shumë ndeshje me Juven). Mos harrojmë pastaj edhe një të famshëm, Josè Altafinin, një tjetër që nuk u paraqit keq (119 ndeshje dhe 37 gola). Me pak fjalë, disa herë Brazili ka sjellë mbarësi; shpresa është që treshja e “mrekullive”, (Felipe Melo‑Amauri‑Diego) të bëjë edhe më mirë…

Ja të gjithë brazilianët, që kanë veshur fanellën e Juventusit, para arritjes së Amaurit, Felipe Melos dhe Diegos. Janë Josè Altafini, Athirson, Sinesinho, Colela Leonardo, Da Costa, Emerson, Fernando, Gladstone, Julio Cesar, Armando Miranda, Nenè Sernagioto, Sisiliano.

Nuk ka komente: