e diel, 16 nëntor 2008

Tezeguet synon Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, mezi pret të kthehet në fushë ndërsa thotë se dëshiron që këtë sezon të triumfojë në Ligën e Kampionëve. “Pres të rikthehem në formë në janar dhe ambicia ime për këtë sezon është triumfi në Ligën e Kampionëve. Me fitoren ndaj Real Madridit në Bernabeu, Juventusi tregoi se mund garojë me më të mirët në Evropë. Kjo është ëndrra ime”, ka thënë Trezeguet. “Interin dhe Milanin i shoh në pol-pozicion për skudeton, prapa tyre Juventusin dhe Lazion, ndërsa më pas Napolin dhe Fiorentinën. Por mos harroni se Juventus gjithmonë ngjall frikë tek kundërshtari, pavarësisht nëse jemi të parët ose jemi në ndjekje të të parëve”, ka shtuar francezi.

Nuk ka komente: