e hënë, 17 nëntor 2008

Diego: Do të ishte fantastike të luaja me Del Pieron

Tashmë është shumë e dukshme që braziliani Diego është pikësynimi i Juventusit. Megjithëse skuadra bardhezi është rikthyer fuqishëm, emri i futbollistit të Werderit vazhdon të ngrohë zemrat e tifozëve të “Zonjës së Vjetër”. Diego është i lidhur me skuadrën gjermane deri në 2010-ën, por ai pranon se është i gatshëm të largohet nga ajo për të luajtur në Itali: “Kaka', Maicon, Julio Cesar, të gjithë më flasin për Italinë. Le ta mendojmë kështu: jam 23 vjeç dhe kam arritur shumë objektiva. Jam në kombëtare, kam fituar disa tituj dhe ajo që është edhe më e rëndësishmja: kam një karrierë të madhe përpara – ka deklaruar Diego. – Në këtë pikë të karrierës sime ndjej nevojën për të luajtur në një nga klubet kryesore evropiane, dua të fitoj Ligën e Kampionëve dhe po të jetë e mundur, jo vetëm një herë. Juventusi është një skuadër shumë e mirë, por më shumë se kaq nuk mund të them. Del Piero? Është një lojtar i shkëlqyer”.

Nuk ka komente: