e shtunë, 15 nëntor 2008

Buffon rrëfen: Dikur rashë në depresion

Autobiografia

Më 2004-n shkoja te një psikologe, pasi nuk isha i kënaqur nga jeta dhe futbolli.” Gigi Buffon të befason, teksa rrëfen një pjesë nga autobiografia e tij: “Numero Uno (Numri 1)″. Një libër, ku portieri i Juves rrëfen për një “vrimë të zezë në shpirt” e që e mundonte: “Rashë në depresion. Kujtoj që thosha: ‘E çfarë pastaj, se qenkam Gigi Buffon?! Për njerëzit je një idhull, por asnjë nuk të pyet se si je”. Fjalë të rënda, që nënvizojnë momentin e vështirë që kaloi portieri i Juventusit: “Ishte një periudhë shumë delikate, sepse unë jam njeri i pastër, altruist, optimist. Kur përjeton diçka të tillë, është e qartë që këto cilësi të bekojnë”. 187 faqe, në të cilat Buffon rrëfen detaje intime: “Edhe pse je i pasur e i famshëm, të kap depresioni. Ndoshta, sepse e kupton që nuk ke gjetur gruan e duhur, ose nuk arrin të fitosh Ligën e Kampioneve, ose nuk arin të çmosh atë që ke. Atëherë ndalon dhe përfshihesh nga dyshime dhe mendime. Për një çast bie në depresion. Ishte vërtet një periudhë e vështirë.” Nga e cila doli pastaj, falë familjes dhe ndihmës së një psikologeje. Por në autobiografi ka edhe më shumë. Është historia e një djaloshi 30-vjeçar që shkruan momente emocionuese, batuta të përditshme, dashuritë dhe triumfet e para. Pastaj, gabime, kënaqësi dhe shumë hidhërime.

Nuk ka komente: