e shtunë, 15 nëntor 2008

Amauri: Kjo skuadër mund të thyejë këdo

Sulmuesi brazilian i Juventusit shijon në maksimum fitoren e shtatë radhazi të skuadrës së tij, por gjithashtu edhe golin e gjashtë personal për këtë sezon në Serinë A. Kur nuk shënon Del Piero, Amauri është gjithmonë i gatshëm të mbulojë kapitenin e tij dhe ashtu ka ndodhur. “Jam shumë i lumtur për atë çfarë Juventusi po bën gjatë javëve të fundit. E rëndësishme është që të mos dorëzohemi edhe në të ardhmen, por të vazhdojmë sa më gjatë me këtë ritëm. Nëse Juventusi vazhdon të luajë në këtë mënyrë, jam i bindur se mund të vëmë në vështirësi dhe të gjunjëzojmë cilindo kundërshtar që do të kemi përballë”, shprehet autori i golit të dytë për bardhezinjtë, braziliani Amauri.

Nuk ka komente: