e shtunë, 15 nëntor 2008

Rakitic: Jam i ngazellyer nga interesimi i Juves

Perfaqesuesi i kombetares kroate, Ivan Rakitic thote se eshte i interesuar per transferim ne Itali, dhe eshte i vetedijshem per interesin e Juventusit. Lojtari i Schalke 04 vlene per talent te madh dhe tashme ka terhequr vemendjen disa skuadrave, mes te cilave edhe Juventusi dhe Interi. Ne nje interviste te dhene per gazeten Tuttosport, Rakitic thote se deshiron te luaje ne Serie A, dhe shton se eshte i entuziazmuar nga lojerat e Del Pieros dhe Zinedine Zidane. "Italia eshte enderr per secilin futbollist. Por edhe te gjithe lojtaret e vjeter enderrojne per te" - tha Rakitic. "Interesi i Juventusit per mua? Me te vertete jam i lumtur dhe i ngazellyer qe nje skuader aq e madhe me deshiron". "Me pelqejne shume lojtare kreativ si Alessandro Del Piero. Gjithashtu, fantastik ishte edhe Zinedine Zidane".

Nuk ka komente: