e hënë, 17 nëntor 2008

Buffon: Ne 2006-n e refuzova Milanin per Juventusin!

Portieri i “Zonjes” mendon se sivjet Interi dhe Milani kane dicka me shume se Juvja. Ai ka bindjen se bardhezinjte e kane me te lehte te fitojne Championsin se sa Serine A. “Interi dhe Milani kane dicka me shume se ne, por do te luftojme deri ne fund me ta per titullin”. Gigi Buffon eshte rrefyer per “La Gazzetta dello Sport”: “Zikaltrit dhe kuqezinjte kane me shume kampione se ne qe bejne dallimin. Por ne kemi nje karakter te admirueshem dhe do te jemi te gatshem nese do te na jepet mundesia t’i parakalojme. Me kusht qe te mos qasim me periudha renieje, si ajo e tetorit, sepse nje here edhe mund t’ia lejosh vetes, ndersa dy apo tre mund te ishin shume.” Ai do te jete ne tribune ne sfiden e Giuseppe Meazzas, qe cileson te hapur, por ka bindjen se Juvja ka me teper mundesi te fitoje Championsin se sa Serine A: “Kampionati eshte nje veprimtari shume e gjate, ne te cilin, hapat false, edhe pse mund te jene episodike, ndikojne shume.” Se fundi edhe nje sekret: “Ne vitin 2006 mund te kisha kaluar te Milani, por nuk ma beri zemra, sepse ndihem shume i lidhur me Juventusin, keshtu qe thashe jo.”

Nuk ka komente: