e shtunë, 15 nëntor 2008

Një Juventus anti-Inter: Forca Palermo!

Bardhezinjtë festojnë për vendin e parë dhe Amauri bën tifo për sicilianët që presin sot zikaltrit.

Nuk kemi të bëjmë me klasën punëtore, sepse këto janë shpërblimet e botës së futbollit, dhe jo pagat e punonjësve të thjeshtë. Nuk është klasa punëtore që e ka rithyer Juventusin në majën e renditjes. Dakord, ka luajtur një ndeshje më shumë, por kjo arritje bën gjithmonë efekt të bukur. Nuk është klasa punëtore, por pak i ngjan. Zdenek Grygera është djali i një bankieri nga Polepi i Holesovës, ka rolin e mbrojtësit, është një nga ata që niset nga pas dhe kur arrijnë deri në fund mund të realizojnë çdo gjë. Pë shembull, një gol dhe një pasim fitues brenda 20 minutave. Në minutën e 6-të shënon një gol, pasi vrapon derisa gjendet para portës dhe e dërgon topin me lehtësi në rrjetë. I çon shifrat në 1-0. Kalojnë 20 minuta, duhet të rikuperohet një top në krahun e djathtë. Mjafton të presësh pak. Grygera bën një vrapim të gjatë, aq sa emri i vendit ku ka lindur. Pikërisht, Polepi i Holesova. “Prit se erdha!”
KARBONI - Mbërrin, bën një pasim të pastër në zonë, aty ndodhet Amauri, i cili shënon dhe dyfishon rezultatin. Nga metalurgu, që vjen nga Republika Çeke, te braziliani, që punonte si “karbunin”. Kështu thirren në Genoa ata që punojnë të mbuluar nga pluhuri i zi i karbonit. Amauri dihet; para se të shpërthente si futbollist ka punuar në një fabrikë karboni. Kështu, para se të mbaronte pjesa e parë, rezultati është 2-0. Për Amaurin është goli i gjashtë në kampionat, nuk shënonte që pas natës së derbit, më 25 tetor. Në fund, sulmuesi do të thotë: “Jam i lumtur për lojën time dhe për atë të ekipit. E rëndësishme është të mos dorëzohemi”. Javën e ardhshme është Interi. “Një Juventus në këtë formë mund të përballet me këdo”. Por më parë Interi do të ndeshet sot me Palermon. Amauri qesh dhe thotë: “Unë sigurisht që do të jem para televizorit për të mbështetur Palermon. Shpresoj që ish-shokët e mi të më bëjnë një dhuratë të bukur”. Priten dhurata të tjera në të ardhmen? Më 10 shkurt, në Londër, do të luhet Itali-Brazil. Me kë do të luaj Amauri? “Të shohim, vetëm Zoti e di këtë.” Dunga, trajneri i kombëtares braziliane, mund t’i japë një ndihmë të vogël. Por Amauri është realist, “Juventusi është kombëtaria ime!” Gjithmonë e thotë këtë. Juvja përparon, sepse Del Piero dhe Ranieri kishin thënë se ndeshja kundër Genoas do të ishte “prova e vërtetë”. Një provë e kaluar, maja e klasifikimit është kapur. Me këtë janë bërë shtatë fitore radhazi, pesë në kampionat dhe dy kundër Realit të Madridit në Champions League. Ta rikujtosh gjithmonë këtë fakt mund të jetë e mërzitshme, por në pritje të Interit kjo është një kartvizitë shumë e bukur. SERISH TI - Ka më shumë: është Ranieri dhe ekipi i tij. Mbi lojtarë si Grygera mund të shtohet diçka më shumë, të tipit: ky është goli i tij i dytë, që kur Juventusi e mori me kosto zero nga Ajaksi. Dy gola në dy sezone. Tjetri? Kampionatin e kaluar, në Genoa, kundër Genoas. Edhe në atë takim ka dhënë një pasim fitues. Më pas, me më shumë qetësi, trajneri bradhezi do të përfundojë, duke thënë: “Kemi parë te tabela elektornike e stadiumit se jemi në vendin e parë. Kanë qenë dy sekonda të mrekullueshme”.

Nuk ka komente: