e shtunë, 15 nëntor 2008

Ranieri: Edhe ndaj Genoas, Aleks ishte vendimtar

Në suksesin e regjistruar ndaj Genoas, nuk ka munguar sërish paraqitja e shkëlqyer e kapiteni juventin, Alessandro Del Piero, ndonëse në përfundim të 90 minutave, “Pinturicchio” nuk ka arritur të shënojë asnjë nga katër golat bardhezi. Claudio Ranierin nuk e shqetëson aspak ky fakt, por edhe një herë vlerëson punën e Del Pieros në favor të skuadrës: “Motivimi që Alessandro arrin të gjejë në çdo ndeshje është i pazakontë, pasi gjithmonë kërkon të jetë më i miri, është përherë gati për të ndihmuar skuadrën dhe sot u pa qartë sakrifica e tij në radhët e shokëve të skuadrës. E përsëris se, ai është lideri shpirtëror dhe sportiv i grupit tonë, edhe pse sot nuk ka arritur të shënojë”, shprehet Claudio Ranieri.

Nuk ka komente: