e hënë, 17 nëntor 2008

Balotelli: Jemi më të fortë se “Zonja”

Sigurisht që kur duhet më pak se një javë për ndeshjen e shumëpritur, kanë filluar thumbimet e para…. Inter-Juve, në fakt, ka filluar tashmë. “Do të jetë e vështirë, por Interi është skuadra më e fortë”,- siguron Mario Balotelli në pritje të derbit të Italisë që do të zhvillohet në Giuseppe Meazza. “Eshtë një ndeshje që vlen tri pikë si të tjerat, - ka thënë sulmuesi zikaltër, - por do të jetë e vështirë, sepse ata po kalojnë një moment shumë të mirë. Gjithsesi Interi është ekipi më i fortë, i respekton të gjithë dhe nuk ka frikë nga asnjë”.

Nuk ka komente: