e enjte, 13 nëntor 2008

Del Piero: Botërori 2010 do të ishte qershi mbi tortë për karrierën time

Ndonëse tashmë është 34-vjeç, Alessandro Del Piero po luan si një djalosh i ri, i aftë për t'u shtyrë me futbollistët më të mirë në botë. Adutët e tij janë përvoja dhe gjuajtjet e sakta. Edhe pse në moshë të konsiderueshme, kapiteni i Juventusit po vazhdon të mbizotërojë në fushën e gjelbër dhe kjo formë e tij e mirë sigurisht se ka shtyrë për një kohë tjetër mendimin e tij për pensionim. Madje, ka qenë vetë Del Piero, i cili ka hedhur idenë për paraqitjen e tij në Botërorin 2010, i cili pas dy vitesh do të mbahet në Afrikën e Jugut. "Paraqitja ime në Botërorin 2010 do të ishte një qershi mbi tortë për karrierën time. Megjithatë, ç’është e vërteta ka ende shumë kohë deri te zhvillimi i këtij aktiviteti, prandaj tash për tash duhet të përqendrohem në paraqitjet e mia me Juventusin", ka pohuar Del Piero.

Nuk ka komente: