e shtunë, 15 nëntor 2008

Lippi: Askush nuk është si Juve

Përzgjedhësi i kombëtares italiane në futboll, Marcelo Lippi, thotë se nuk është i befasuar nga rikthimi i Juventusit. Pas fitores së mbrëmshme ndaj Genoas, Juve ndan vendin e parë së bashku me Interin. “Ringjallja e Juventusit nuk më befason. E di çfarë ka në atë klub. Bianconerët kanë një shpirt të fuqishëm luftarak, një unitet në realizimin e qëllimeve dhe kjo ka ardhur në momentin e duhur”, ka thënë Lippi. “Veçanërisht pas disa kohëve të vështira, ata janë të aftë të bashkëpunojnë. Gjithmonë kam thënë se në këtë klub ka një atmosferë të veçantë të cilën nuk e gjen në një vend tjetër”, ka shtuar strategu italian.

Nuk ka komente: