e shtunë, 15 nëntor 2008

Mourinho: Neser do t’ia kalojme Juves

Jose’ Mourinho ka qene teper i karikuar ne prag te sfides Palermo-Inter, takimi i javes se 12-te qe luhet neser ne oren 20.30. “E respektoj Ranierin por nuk eshte ai qe ka po aq pike sa mua, por eshte Juvja qe ka po aq pike sa Interi, dhe ketu ka shume ndryshim, - tha trajneri portugez duke folur per faktin qe Juvja i eshte bashkuar zikalterve ne krye te renditjes. - Ju them edhe se neser Interi dhe Juvja nuk do te kene me pike te barabarta.” Mourinho me pas foli per situaten e disa lojtareve. “Quaresma eshte nje lojtar si te tjeret, ka patur dhe do te kete mundesi te tjera. Queresma do te kete tre dite pushim dhe mund te kthehet te familja e tij dhe do te na sherbeje javen e ardhshme, duke qene se do te kem shume lojtare te angazhuar me kombetaret, - shpjegoi ai. - Adriano eshte nje lojtar si gjithe te tjeret, te marten ai nuk u stervit, por nuk jam i inatosur me te. Dje u stervit pjeserisht me grupin dhe vetem sot u stervit plotesisht, por per mua nuk mjafton. Mansini? Ka punuar mire gjate javes dhe e meriton te kthehet si nje opsion me shume.”

Nuk ka komente: