e enjte, 13 nëntor 2008

Tiago rikthehet ne kombetare

Mesfushorit te Juventusit, Tiago Cardoso Mendes si duket iu kthyen ditet e bardha. Forma e tij e shkelqyer koheve te fundit, ka shtyre perzgjedhesin e kombetares portugeze Carlos Queiroz qe ta grumbulloje per miqesoren me kombetaren e Brazilit. Tiago, i cili gjate gjithe sezonit ishte miku me i afert i pankines se Juventusit, tashme ka filluar t'i buzeqeshe fati. Ai nuk eshte me nje lojtare alternativ, mirepo puna e tij e pandalshme ka arritur kulminacionin dhe ai tani siguron vendin titullar ne fanellen bardhezi. Tiago heren e fundit ka luajtur per kombetaren e Portugalise para 15 muajve dhe tash ai ka gjasa qe te vazhdoje kete bashkejetese edhe ne te ardhmen. Ai tash eshte ne listen e te ftuarve te perzgjedhesit te Portugalise. Rikthimi i Tiagos ne kombetare ka bere qe mesfushori me epitete sulmuese te Interit, Ricardo Quaresma te lihet ne shtepi pas formes tejet te dobet kohen e fundit.

Nuk ka komente: