e enjte, 13 nëntor 2008

Serie A; Juvja i jep leksion Genoas


Pjesa e pare
Ne gjiron e 12 te kampionatit italian, Juventusi mposhti si mysafir ekipin e Genoas me nje rezultat 4-1. Kjo ndeshje duheshte te luhet te dielen, mirepo per shkak se te ne fundjave ne stadiumin Olimpico te Torinos do te luhet ndeshja ne ragbi ndermjet kombetareve te Italise dhe Argjentines, u luajt te enjten. Juvja qe ne fillim te ndeshjes kaloi ne epersi me ange te mbrojtesit cek, Zdenek Grygera, i cili mori nje top nga kapiteni Del Piero dhe me pas, nga nje pozite jo te mire mposhti portierin mysafir, Rubinho. Njezete minuta me vone, nga nje aksion Amauri gjen te lire Grygeran, i cili ia kthen brazilianit me nje krosim te shkelqyer topin dhe qe me pas ai (Amauri) me nje gjuajtje me koke, te dyshishoje rezultatin ne 2-0. Me pas, pas nje gabimi ne mbrojtjen e Juventusit, Milito kalon dy mbrojtesit bardhezinj me lehtesi, mirepo gjuajtja e tij nuk ishte e tille qe te mposhte porten e Manningerit. Ne aksionin e radhes Milito del sy me sy me portierin Manninger, mirepo gjyqtari kryesor sinjalizon pozite jashte loje edhe pse nuk kishte nje gje te tille. Pjesa e pare mbaron me rezultatin 2-0.

Pjesa e dyte
Ne pjesen e dyte, Genoa filloi e motivuar ne sulm dhe ne disa raste i shfaqen probleme mbrojtjes se Juves. Se pari ishte Palladino ai i cili mori nje top per te krosuar drejt Scullit, mirepo ky i dyti nuk diti se si te kontrolloje topin dhe shkoi huq ky aksion. Me pas edhe Milito gjuan, mirepo gjuajtja e tij ishte jo e sakte. Edhe nje tjeter aksion per mysafiret. Eshte serish Sculli ai i cili i shfaqi probleme portierit bardhezi, i cili nga ana e djathte e gjashtembedhjeteshes juventine, gjuajti fuqishem por jo edhe sakte drejt portes. Ne minuten e 83 te ndeshjes, Iaquinta inkuadrohet ne loje ne vend te golashenuesit te golit te dyte, brazilianit Amauri. Dy minuta me vone, nga nje aksion trio ndermjet Tiagos, Del Pieros dhe Iaquintas, ky i fundit del sy me sy me portierin Rubinho dhe rrite epersine ne 3-0. Ne minuten e 89, referohet penallti per ekipin e Genoas, pas nje prekje me dore nga ana e Legrottaglies ne zonen e mbrojtjes. I sakte nga penalltia ishte argjentinasi Diego Milito. Tre minuta me vone, i posa inkuadruari ne loje, Sebastian Giovinco, vjedh nje top nga kundershtari i tij dhe luan per Camoranesin, i cili kroson drejt Iaquintas, ku mbrojtesi i Genoas Papastathopoulos, shenoi nje autogol dhe vulosi rezultatin ne 4-1. Me kete rezultat perfundon ndeshja.

Detaje rreth ndeshjes Juventus - Genoa 4-1 (2-0).
Golashenues: 6’ Grygera, 26’ Amauri, 85’ Iaquinta, 89’ Milito, 92’ autogol shenon Papastathopoulos.
JUVENTUS: Manninger; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Marchionni (69’ Camoranesi), Sissoko, Tiago, Nedved; Amauri (83’ Iaquinta), Del Piero (88’ Giovinco). Ne dispozicione: Chimenti, Mellberg, De Ceglie. Trajner Ranieri.
GENOA: Rubinho; Biava (80’ Papastathopoulos), Ferrari, Criscito; Potenza (61’ Bocchetti), Motta, Juric, Marco Rossi; Palladino, Milito, Gasbarroni (46’ Sculli). Ne dispozicione: Scarpi, Vanden Borre, Jankovic, Olivera. Trajner Gasperini.
ARBITER KRYESOR: Rocchi nga Firenze.
Te ndeshkuar me kartone te verdhe: 57’ Motta, 83’ Rossi.




Nuk ka komente: