e shtunë, 15 nëntor 2008

Palanca ‘sulmon’ Del Pieron për goditjet e dënimit

Goditjet e dënimit të Alessandro Del Pieros ishin krahasuar nga trajneri juventin Claudio Ranieri me ato të Massimo Palancas, ish-futbollisti i Catanzaros në vitet ‘70-’80, i ashtuquajtur ndër vite si specialisti i goditjeve të dënimit, aq sa portierët kundërshtarë i frikësoheshin atij edhe kur godiste goditjet e këndit. I ndërhyrë në një nga stacionet sportive radiofonike italiane, Massimo Palanca ka ‘sulmuar’ disi Alessandro Del Pieron dhe goditjet e tij të dënimit, pasi sipas tij, në kohët e sotme është me e thjeshtë të shënosh në këtë lloj mënyrë, pasi jo vetëm përgatitja e lojtarëve ka ndryshuar, por edhe topat janë ndërtuar në një mënyrë, duke u bërë më të vështirë për t’u pritur nga portierët. “Teknologjia sa vjen e rritet dhe sigurisht që ajo ka ndërhyrë kudo në futboll, për më shumë edhe te topi, i cili përveçse është zvogëluar në peshë, ndërtimi i tyre bëhet është bërë në një mënyrë që ai të marrë trajektore të çuditshme. Sigurisht që me këta topa në atë periudhë do të kisha shënuar më shumë”.

Nuk ka komente: