e martë, 4 nëntor 2008

Amauri: Ndaj Realit të përsëritim ndeshjen e parë

Amauri po përgatitet me shumë siguri në vetvete përpara se të dalë në fushën e Santiago Bernabeut, ku do të luajë ndaj Real Madridit: “Dëshirojmë të përsëritim ndeshjen e parë. E dimë se s’do të jetë e lehtë, por Juvja është në rritje kostante dhe është gati t’i masë forcat me këdo.” Për Amaurin bëhet fjalë për një debutim në një stadium kaq të rëndësishëm, por braziliani duket se nuk e ndjen tensionin: “Do të luajmë një ndehje të madhe dhe të bukur, një nga ato takime që të gjithë do të donin të luanin.” Sulmuesi i Juventusit është i vetëdijshëm se takimi kundër Real Madridit nuk do të jetë aspak i lehtë, mirëpo pohon se bardhezinjtë shkojnë në kryeqytetin spanjoll për të fituar. Zonja e vjetër të mërkurën është mysafire e Mbretërve në Santiago Bernabeu, ndërkohë që të zgjedhurit e Claudio Ranierit janë në formë të shkëlqyeshme.“E dimë se nuk do të jetë lehtë, mirëpo ne shkojmë në Madrid për të fituar. Jemi në një formë të mirë, ndërsa ishte pikërisht fitorja kundër Real Madridit që na ktheu në seri pozitive”, ka thënë Amauri.

Nuk ka komente: