e mërkurë, 12 nëntor 2008

Del Piero, një goditje standarde ta ndryshon jetën

Juventini bën numra në Europë, por ka edhe specialistë të tjerë në Serinë A që “e imitojnë”.

Çdo ndeshje ka një moment që të çon drejt fatit. Gjithnjë e më shpesh tashmë ai çast vjen kur ekzekutohet një goditje dënimi. Janë gola me topa jo aktivë. Alessandro Del Piero kundër Realit i tregoi botës, përmes televizorit, dy variante: njëri me fuqi në ndeshjen e parë në Torino dhe një me saktësi në ndeshjen e kthimit. Të dy me dozat e duhura të magjisë. Të dy vendimtarë. Del Piero është “asi nën mëngë” i Juventusit, por cilët janë specialistët e tjerë të Serisë A? Kemi bërë një “gërmim” në kampionatin italian për çdo skuadër. Të gjithë janë specialistë, çdo trajner i ka ta gatshëm, sepse ai moment është vendimtar, nëse je gati.

Mënyrat:

“Del Pierot” e tjerë në Itali:

Atalanta: Doni e provon rrëshqanjazi
Bologna: Adailton, si Mihajlovic
Cagliari: Conti gjuan nga larg
Catania: Mascara mbi barrierë
Lecce: Zancheta rrotullohet
Milan: Dinjos, i duhen dy hapa
Napoli: Duhet më fuqi? Vjen Gargano
Palermo: Miccoli e Bovo gjuajnë fort
Chievo: Marcolini godet me të majtën
Fiorentina: Mutu kërkon shtyllën
Genoa: Milito godet fort
Inter: Ibra me forcë, por asnjë s’e ndalon
Juventus: Zv. i Ales? Ndoshta Nedved
Lazio: Ledesma e Zarate, asnjë tjetër
Reggina: Cozza, me të gjitha mundësitë
Roma: Totti synon barrierën
Sampdoria: Cassano kërkon cepin e ulët
Siena: Maccarone, zgjedhja e parë
Torino: Është Rosina, por s’para shënon
Udinese: D’Agostino, topi ulet e ngrihet

Del Piero tregon: Në shtëpi luaja me një top prej leshi. Goditjet standarde janë specialiteti im. “Që fëmijë barriera ishte divani”. Goditja e dënimit dhe “i zoti”, sepse ka gjithnjë një divan mes Del Pieros dhe goditjeve të tij standarde, atë që kanë bërë për vete edhe Europën. Golin e fundit ia shënoi CHievos, por më parë, pasi kishte ndëshkuar Realin e Madridit në Torino (2-1), shkoi kështu: “Gruaja ime kishte në krah Tobiasin (djalin e vogël) dhe festonte para televizorit”. Pas shpinës së tyre, pa dyshim që ishte divani i shtëpisë Del Piero. Dikur ishte ndryshe: “Në shtëpi merrja një top prej leshi, divani bënte murin dhe vendosja një karrige si portë, siç bëjnë gjithë fëmijët. Bëja edhe barrierën”. Ja pra, goditje dënimi me “shikim të parë”: kapiteni nuk e ka fshehur asnjëherë. Mbi këtë argument ka dhënë shumë shpjegime, “goditjet e dënimit janë gjëra të vogla dhe specialiteti im”, “goditjet e dënimit nuk shënohen asnjëherë rastësisht” dhe “secili godet, duke ndjekur pikërisht teknikën e tij personale”.
GOLA TË LEHTË - Ndoshta. Pas mrekullisë së radhës në Madrid dhe Veronë, kapiteni tregonte: “Casillas e rregulloi murin, për të parë nisjen e topit. Atëherë unë zgjodha të godisja nga ajo anë dhe ai, për fat të mirë, qëndroi pa lëvizur”. Topi mbi barrierë dhe 2-0. Detaje: duket që prania e Chielinit, në mes të murit spanjoll, e ka mashtruar Casillasin.
Një gol i bukur, i 36-ti në këtë mënyrë. Por një tjetër gol, po aq i bukur: kapiteni bardhezi ia shënoi Chievos të dielën, i 37-ti. Shtypi spanjoll ose, më mirë gazeta “As”, theksonte se që nga 2004-a e deri më sot asnjë lojtar nuk kishte ndonjë mesatare të tillë shënimi si Del Piero: 34,30% për juventinin, 25,35% për “spice”-specialistin Beckham, 23,52% për Ronaldinhon dhe 10,71% për Roberto Carlosin.
“TOP I ARTË” - Asgjë, apelet ranë në votë. Del Piero i shënoi edhe Casillasit. Të mendosh që spanjolli duket mes kandidatëve për të ngritur çmimin e ardhshëm të “Topit të Artë” dhe të mendosh se këtë herë Del Pieron as që e kandiduan për këtë trofe, është absurditet. Pra, kapiteni nuk u përfshi në listën e 50 kandidatëve të “France Football”. Diçka e tepruar? Ndoshta, duke parë si shkuan gjërat. Kështu irritohet edhe bota politike, shumica dhe opozita janë në një mendje. Gabriela Carluci, deputete e PDL-së dhe koordinatore e “Juventus Club në Montecarlo”, lëshon apelin: “Del Piero e meriton “Topin e Artë”. E meriton për talentin e tij, seriozitetin e tij, për sakrificën që ka treguar në karrierë, për përkushtimin për fanellën”. Në këtë rast, një dekret ligjor ndoshta do të ndihmonte praktikën. Del Piero qesh, shijon një tjetër sezon triumfues dhe mendon për nesër.

Nuk ka komente: