e hënë, 3 nëntor 2008

Ranieri: “Ndeshja më e mirë sezonale”

Claudio Ranieri është i ekzaltuar pas triumfit në mbrëmjen e djeshme përballë Romës, kur lojtarët e tij falë golave të Del Pieros dhe Marchionnit marrin tri pikë të tjera të rëndësishme në kampionat: “Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të bukur, mbase më e mira sezonale për ne. Duartrokitje për Del Pieron, Amaurin, por gjithashtu edhe për Marchionnin, që, tashmë që ka filluar të gjejë formën më të mirë fizike, po shfaq të gjithë cilësitë e tij, pikërisht ato për të cilat i kemi besuar gjithmonë. Një tjetër faktor i rëndësishëm i kësaj ndeshjeje ka qenë paraqitja e shkëlqyer e mbrojtjes, ku Molinaro ka qenë perfekt gjatë gjithë 90 minutave. Jam shumë i lumtur për atë çfarë po japim në fushë dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu”, deklaron Claudio Ranieri.

Nuk ka komente: