e mërkurë, 12 nëntor 2008

Amauri: Do te zgjedhe Italine

Sulmuesi brazilian i radheve te Juventusit, Carvalho de Oliveira Amauri ne nje interviste dhene per te perditshmen Tuttosport, ka thene se do te zgjedhe kombetaren e Italise ne vend te Brazilit. Amauri se shpejti pritet te marre pasaporten italiane dhe pas saj do te kete te drejte te luaje per kombetaren e Italise, ne qofte se seleksiunuesi i Brazilit Carlos Dunga, nuk do ta therrase ate. "Dunga nuk me ka ne planet e tij dhe une nuk kam ndermend te vazhdoje te shpresoje per te luajtur per karioket" - tha Amauri. "Enderroj te luaj per vendin tim, mirepo duket qarte se ajo nuk do te ndodhe". "Keshtu qe do te jem i detyruar te zgjedh axurret si kombetare ne te cilen do te luaje ne te ardhmen" - perfundoi Amauri.

Nuk ka komente: