e mërkurë, 12 nëntor 2008

Gigli: Inter eshte kundershtari i vertete

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli theksoi se konkurrenti i vertete per titullin eshte Interi dhe se ndeshja e neserme kunder Genoas do te jete e rende. Gigli nuk e largoi mundesine te levderoje Alessandro Del Pieron per shfaqjet e tij te shkelqyeshme ne kohet e fundit dhe e emeroi ate si lider i skuadres. "Inter jane rivalet me te medhenj per titullin. Eshte e vertete se kemi marredhenie te mire me Milanin, por marredheniet edhe me Interin jane te mira, vecanerisht me drejtorin gjeneral te Interit, Ernesto Paolilo. Ai eshte njeri me te cilin mund te bisedosh per futboll" - tha Gigli. Neser Juvja perballen me Genoan ne ndeshjen e gjiros se 12 te Serie A. "Do te jete me te vertete ndeshje e rende sepse ata jane skuader e shkelqyeshme dhe gjinden ne forme te mire. Ne momentin e rendesishme eshte fitorja, por me e rendesishme eshte te jemi ne pozitat e para" - shtoi ai. "Sa i perket Del Pieros, kjo eshte mes paraqitjeve te tij me te mira. Mendoj se dallimi ndermjet Del Pieros para lendimit te pesuar kunder Udineses dhe pas saj, eshte se detyrohet ne pjekjen e tij si futbollist dhe si njeri" - mbaroi Gigli.

Nuk ka komente: