e mërkurë, 5 nëntor 2008

Arrigo Sacchi këshillon Ranierin

Juventusi udhëton drejt Madridit në një periudhë shumë të lumtur për këtë skuadër, pasi që nga sfida e dy javëve më parë ndaj madrilenëve, bardhezinjtë e Claudio Ranierit fitojnë katër sfidat e radhës. Juventusi do të zbresë në “Santiago Bernabeu” jo vetëm për të siguruar kualifikimin për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, por edhe për të thyer e mendjemadhësinë dhe sigurinë e spanjollëve për të mundur “Zonjën e Vjetër”. E kush më mirë se Arrigo Sacchi mund të këshillonte trajnerin e Juventusit, Claudio Ranieri në prag të kësaj sfide: “Në Madrid janë të bindur se Juventusi di të bëjë mirë vetëm detyrat mbrojtëse, ndërkohë që djemtë e Ranierit kanë rastin më të mirë për të përgënjeshtruar diçka të tillë. Pasi kanë kaluar vështirësitë, bardhezinjtë kanë rigjetur kompaktësinë ndërmjet reparteve, por edhe një sulm vdekjeprurës, me Del Pieron e Amaurin, të cilët mund të thyejnë fare thjeshtë formacionin spanjoll”, shprehet ish-drejtori sportiv i Realit, Arrigo Sacchi.

Nuk ka komente: