e enjte, 6 nëntor 2008
Del Piero: Dua ta fitoj Championsin!
Alessandro Del Piero, pas dygolëshit të mrekullueshëm me të cilin Juventusi e mundi Real Madridin në Brenabeu, është shprehur: “Jam shumë mirë, më vjen vetëm pak gjumë, - tha Del Piero, - të shënosh dy gola në Bernabeu është diçka fantastike, sepse është një sukses i jashtëzakonshëm, ndihemi tepër krenarë. Duhet të kemi gjithnjë objektiva dhe ëndrra. Dje në mbrëmje ëndrrat e mia u realizuan, tani do të kem disa të tjera. Kemi hedhur një hap të rëndësishëm, jo vetëm për fitoren e arritur në Madrid pas thuasje 50 vjetësh, por për kualifikimin në grup dhe sepse vazhduam serinë e fitoreve. Duhet ta shijojmë këtë moment deri në fund. Kur fitohen ndeshje të tilla do të thotë se të gjithë e kanë bërë mirë detyrën e tyre. Hymë në fushë me thjeshtësi, përqëndrim dhe dëshirë, çka janë cilësitë tona të zakonshme. Në këtë mënyrë mund të shkojmë shumë lart. Të zgjedhësh midis kampionatit dhe Championsit është gjithnjë e vështirë, por pas ndeshjes ndaj Realit të vjen më lehtë të thuash Kupën. Triumfin e fundit në këtë veprimtari e kemi arritur në vitin 1996 dhe shpresojmë që tifozët tanë të mund të shohin një tjetër finale sivjet në Romë.”
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment