e enjte, 6 nëntor 2008

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka bërë autokritikë për golin e dytë të kapitenit të Juves Del Piero, i cili shënoi me goditje dënimi: “Është i gjithi faji im. Në mënyrë instiktive mendova se ai do ta dërgonte topin mbi barrierë në të majtën time dhe bëra një hap në atë drejtim, duke e lënë disi të zbuluar të djathtën. Mbaj unë përgjegjësi. Po të mos kisha lëvizur majtas do ta kisha pritur.” Del Piero mbrëmë shënoi dy golat e fitores së ekipit italian, dhe goli i dytë ishte nga gjuajtja e lirë, për të cilën Casillas pranon se ishte gabim i tij. “Goli i dytë ishte gabim i imi. Por, ne kishim disa raste, për shembull Diarra pati dy raste të shkëlqyeshme. Ata me vetëm disa raste për gol erdhën tek tri pikët e rëndësishme”, ka thënë Casillas. “Tash ne duhet të luajë në Bjellorusi dhe ta sigurojmë vendin e dytë”, ka shtuar më tej portieri i kampionit të Spanjës

Nuk ka komente: