e enjte, 6 nëntor 2008

Del Piero: “Këto janë emocionet që zgjasin karrierën dhe jetën”

Më 9 nëntor, Alessandro Del Piero do të mbushë plot 34 vjeç, vite të cilat nuk pasqyrohen aspak në fushën e lojës, dhe sigurisht që dygolëshi ndaj Realit të Madridit dhe duartrokitjet e merituara nga ana e tifozerisë spanjolle janë dhurata më e bukur për legjendën e Juventusit. “Nuk kam asnjë fjalë të veçantë për të shprehur lumturinë time. Kemi fituar duke zhvilluar një ndeshje madhështore, në të cilën unë shënova dy gola. Çfarë mund të kërkoj më shumë se kaq...?! Emocione të tilla të zgjasin jo vetëm karrierën, por edhe jetën. Jam shumë i lumtur për duartrokitjet e tifozerisë së “Santigo Bernabeut”, por gjithashtu i ekzaltuar që kam shënuar dy gola të bukur përpara një legjende si Diego Armando Maradona dhe shpresoj që ai të vijë të na vështrojë më shpesh kur luajmë. Si unë ashtu, edhe skuadra po kalojmë një moment të shkëlqyer, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”, shprehet pas ndeshjes, kapiteni i “Zonjës së Vjetër”, Aleks Del Piero.

Nuk ka komente: