e enjte, 6 nëntor 2008

Ranieri: Del Piero po argëtohet

Trajneri i Juventusit Claudio Ranieri ka qenë i ngazëllyer nga fitorja e skuadrës së tij kundër Real Madridit, dhe i ka lëvduar lojtarët bardhezi, sidomos kapitenin Alessandro Del Piero, i cili e vendosi takimin me dy golat e tij. “Del Piero ishte i shkëlqyeshëm, por nuk ka qenë i tillë vetëm sot. Kapiteni po argëtohet dhe e ka marrë skuadrën mbi shpatulla, ndërsa e bukura për Del Pieron është se i ndihmon skuadrës. Ai sakrifikohet për secilin dhe është një kapiten i vërtetë”. “Komplimentet e mia shkojnë për të gjithë lojtarët të cilët u treguan të mirë në çdo fazë, si në mbrojtje si në mesfushë”. “Nuk e di nëse luajtëm mirë, mirëpo ne e kemi shfaqur lojën tonë dhe mendoj se pikërisht takimi kundër Realit në Torino na riktheu motivimin për të shfaqur ndeshje si kjo”, është shprehur Ranieri.

Nuk ka komente: