e mërkurë, 5 nëntor 2008

Del Piero: Nuk mund te jem me i lumtur

Alessandro Del Piero shperndau se nuk mund te jete me i lumtur pas dy golave kunder Realit te Madridit ne Santiago Bernabeu ne Ligen e Kampioneve. Del Piero ia siguroi suksesin skuadres me rezultatin 2-0 dhe pratkikisht plasoi Juven ne 1/8 e finales se Liges se Kampioneve. "Nuk mund te jem me i lumtur se kjo. Fituam, luajtem nje ndeshje te shkelqyeshme, une shenova dy gola dhe cka mund te jete me mire nga kjo" - tha sulmuesi. "Keto momente jane jashtezakonisht emocionuese dhe jam i lumtur qe publika me percolli ne kembe kur leshova fushen. Keto jane momente pozitive per mue" - vazhdoi ai. "Te shenosh dy gola dhe te fitoj ne nje ndeshje te ketille, ndersa ne fund publika vendase te te percjelle ne kembe eshte cuditshme" - shtoi me tej Del Piero. Juve tashme praktikisht jane ne 1/8 e finales se Liges se Kampioneve, por pikerisht ne kete kohe para dy viteve skuadra luante ne Serie B per shkak te skandalit Calciopoli. "Asnjehere nuk do ta harroje qendrimin ne Serie B, nuk dua ta harroje. Perjetova gjithcka me gjithe zemer dhe buzeqeshje ne fytyre, une zgjodha ate rruge dhe e dija se do te kthehem ne Serie A dhe ne Ligen e Kampioneve. Per mua ajo nuk ishte fund i nje epoke, ajo vazhdon" - perdundoi Aleks Del Piero.

Nuk ka komente: