e enjte, 6 nëntor 2008

Schuster: Fati nuk ishte në anën tonë

Trajneri i Real Madridit Bernd Schuster ka lëvduar paraqitjen e lojtarëve të tij përkundër humbjes 2-0 nga Juventusi në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Santiago Bernabeu. “Rezultati nuk përkon me atë që u pa në fushë. Juventusi u tregua shumë efektiv, ndërsa neve pikërisht kjo na mungoi”. “Ata patën dy mundësi dhe i shfrytëzuan duke shënuar dy herë. Efektiviteti i tyre na ndëshkoi”. “Ne patëm më shumë mundësi mirëpo nuk arritëm të shënojmë. Fati nuk ishte në anën tonë. Mirëpo nganjëherë ndodh edhe kështu”, është shprehur trajneri gjerman.

Nuk ka komente: