e martë, 4 nëntor 2008

Del Piero, specialisti i goditjeve standarde

Në kampionat ka shënuar me Juven 20 gola të tillë. Tani përqindja e tij e realizimit është 34,3.

Është edhe goditja standarde, ku lojtarët bëjnë sikur grinden. Disa muaj më parë u eksperimentua në Midlesbrough-Shefild United. E provuan miqtë. Grindja ishte e sajuar, në të gjitha kuptimet. Goditja standarde, një gjysmë “art”. Ekziston edhe kjo gjë në internet dhe ka 276 000 mënyra për të ekzekutuar një goditje dënimi. Megjithatë, ajo më e përsosura nuk ekziston. Ndoshta, por Del Piero atë përsosmëri po kërkon.
AKSIONE E FJALË - Të shtunën në mbrëmje, për 30 minuta, kapiteni kishte marrë masa. I pritur me kor nga kritika: “Për sa kohë do ta mbajë akoma “gjallë” ai gol ndaj Zenitit me goditje dënimi”. Një zë i tillë u ngrit në minutën e 38-të, rreth 15 sekonda para se Del Piero të godiste nga 30 metra drejt portës së Donit. Goditje dhe gol. 1-0. Jo, nuk u desh të pritej shumë. Ai tha: “Doja të godisja me majë, pastaj i dhashë topit të prerë”.
PARABËL E BUKUR - Kthehemi te Zeniti. Në atë mbrëmje të Championsit, kapiteni goditi nga 37 metra e 88 centimetra. Largësi jo e vogël. Larg, shumë larg, për t’i dhënë topit të prerë. Goditje me majë, si Claudio Branco, braziliani i Genoas. Del Piero tha në atë rast: “Rrezikova të bëjë figurë të bukur, ndonjëherë ndodh, por më eci mbarë”. Nga 5 golat e tij sezonalë, 3 janë shënuar me goditje dënimi, gjithnjë nga krahu i djathtë. Kundër Romës, Zenitit dhe në pasditen e errët kundër Palermos.
HISTORI - “Që fëmijë, kur shihte emicionet sportive i shikonte më vëmendje goditjet standarde të Maradonës, Zikos e Platinisë në televizor. Tri mjeshtra të mëdhenj,” - tregojnë në familje. Pikërisht, diçka nga të tre ka edhe në golin që i shënoi Romës. “Një gol i bukur,” - ia pret shkurt kapiteni. Golin e tij të parë me goditje dënimi në Serinë A, me fanellën e Juves, Del Piero e shënoi kundër Brescias më 29 janar 1995. Gjithnjë kundër Brescias, por në Serinë B do të shënonte pastaj një nga ata gola me goditje dënimi që i pëlqejnë më shumë, “i ngjashëm me atë ndaj Zenitit”. Ishte 1 nëntor edhe atëherë kur e ndëshkoi Romën po me një ekzekutim të tillë, gjithnjë në Torino. Sigurisht, në pesëshen e tij më të mirë personale ka edhe gola të tjerë, histori të tjera. Njëri nuk është kush e di se çfarë, por e ka shënuar ndaj Realit të Madridit në çerekfinale dhe e udhëhoqi Juventusin drejt fitores në Champions më 96-n. Mes më të cituarve është edhe ai në “San Siro” kundër Interit, më 12 shkurt 2006.
NUMRA - Kështu mund të fillohet të bëhen llogaritë me historinë. Del Piero, nga 1992 e deri më sot, në Serinë A dhe B, me fanellën e Padovës (1 gol) dhe me atë të Juves ka shënuar 178 herë. Golat me goditje standarde janë 20. Në kupën e Italisë 22 herë, 3 me goditje standarde. Në Kupat e Europës 47 gola, 10 me goditje dënimi. Sërish: 26 gola në kombëtare dhe 6 me goditje dënimi. Përqindje, prirje dhe një tjetër spunto. Deri në sezonin 2004-2005 përqindja e tij e golave me goditje standarde ishte në përgjithësi 7,5 për qind, tani është 34,3 për qind. Rekord në Serinë B dy sezone më parë, 4 gola me goditje “ala Del Piero” nga 20 gjithsej.
Detaje. “Pinturicchio” qesh, shikon para dhe mendon për Realin.

Nuk ka komente: