e martë, 4 nëntor 2008

“Me Juven s’na falet përgjumja”

Pas humbjes në Kupën e Mbretit, një tjetër zhgënjim i radhës ka ardhur për Realin e Madridit në kampionat. Dhe lojtarët e skuadrës së drejtuar nga Bernd Schuster duket se nuk e kanë kapërdirë dot barazimin e fiksuar të dielën në mbrëmje në fushën e Almerias. “Nuk mund të mohohet se humbëm dy pikë –ka deklaruar mbrojtësi Fabio Cannavaro -. E kishim lojën nën kontroll përgjatë të gjithë 90 minutave, por papritmas rrezikuam ta humbisnim ndeshjen. Në asnjë mënyrë nuk mund t’i lejojmë vetes të përgjumemi kështu kundër Juventusit, në sfidën e së mërkurës për Ligën e Kampionëve. Na duhet të fitojmë me çdo kusht për të siguruar kualifikimin në fazën e metejshme të kompeticionit”. Edhe mesfushori anësor holandez Arjen Robben është shprehur pak a shumë në të njëjtin linjë me mbrojtësin italian. “Jam vërtet i zhgënjyer nga rezultati. Ne kishim shanset tona, por s’ia dolëm t’i konkretizonim. Çfarë mëkati! Tashmë na duhet të përgatitemi për ndeshjen e rëndësishme që kemi të mërkurën ndaj Juventusit. Na duhet të mposhtim bardhezinjtë me çdo mënyrë që të kemi mundësi. Nuk na lejohet më të humbasim pikë”, ka paralajmëruar Arjen Robben. Schuster Mëgjithëse dominoi ndeshjen e së dielës ndaj Almerias, duke shpërdoruar raste para portës, skuadra madrilene u ndëshkua edhe një herë tjetër nga mungesa e efektshmërisë së lojtarëve të saj. “Përsëri lamë dy pikë, pasi utreguam të pazotët për të shndërruar në gola ato raste që krijuam në portën e kundërshtarëve – ka vërejtur me zhgënjim tekniku i Realit, Bernd Schuster. Ishim të saktë në kontrollimi ne ndeshjes, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse u treguam të pasaktë para portës, sidomos atëherë kur Almeria po mendonte të sulmonte për të barazuar. Zotërojmë shumë cilësi në sulm për të mbyllur ndeshjet dhe për të siguruar tri pikët. Megjithatë na duhet të tregohemi më agresivë për të realizuar këtë”, përfundoi Schuster. Kështu, madrilenët, në sfidën e së mërkurës ndaj Juves, kërkojnë të ndryshojnë “rrugën” e rezultateve, pasi në dy sfidat e fundit nuk kanë mundur të arrijnë te fitorja.

Nuk ka komente: