e shtunë, 1 nëntor 2008

Gigi Buffon, një jetë e pazakontë si shtëpiak

Dëmtimi që po e mban larg fushës së gjelbërt ka ardhur në kohën e duhur. Ose të paktën nuk e ka rënduar shumë Gigi Buffon, super-portierin e Juventusit, që u bë baba 28 dhjetorin e vitit të shkuar. Kështu, ai ka mundur të kalojë pak më shumë kohë me Alena Seredovën e tij. Dhe mbi të gjitha me “Fufon”, kështu e quajnë në shtëpi Louis Tomasin e vogël. “Është një mënyrë perfekte për ta njohur më mirë. Unë e njoh shumë mirë, por ai jo dhe aq mua. Por është shumë mirë edhe kështu”, ka pranuar për “Chi” Alena Seredova, e shoqja e Buffonit. Sigurisht që mami ështëgjithmonë mami. “Si prind është e sigurt që jam në plan të dytë në krahasim me bashkëshorten time – kapranuar Gigi –. Për shembull, nëse “Fufo” është në krahët e mi dhe kalon Alena, ai kërkon menjëherë të shkojë tek e ëma. Dhe unë mbetem keq. Ndoshta ndodh ngaqë është i vogël, ndoshta mund të zgjasë vetëm për pak kohë, por kjo situatë më trishton”. Si bashkëshort perfekt është e vështirë të mos i japësh të drejtë... Megjithatë, lindja e Louis Tomasit e ka ndryshuar mënyrën e jetesës së çiftit. Zgjimi i parë është nëorën 3.00, pastaj në orën 6.00: “Zgjimi i dytë është rraskapitës dhe përfundimisht nuk e merr dot më veten. Sytë më hapen dhe është e pamundur të fle, kështu që jam i detyruar të shkoj dhe të ha mëngjesin. Në shumicën e rasteve e përgatit Alena, por një herë në muaj ndodh mrekullia: ia servir mëngjesin në krevat bashkëshortes sime. Por vetëm një herë, pasi nuk dua që ajo të mësohet me këtë gjë. Një herë në muaj më pëlqen edhe të gatuaj për të, makarona. Gatuaj me shpirt që të mos e zhgënjej atë dhe të ftuarit e mi”.

Nuk ka komente: