e shtunë, 1 nëntor 2008

Giorgio Chiellini: Sukesi ndaj Romës, fundi i krizës

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, është shumë i lumtur nga përgjigjeja e fortë që i ka dhënë krizës së javëve të fundit skuadra e tij, me tri fitore radhazi. I shndërruar në një ndër shtyllat kryesore të bardhezinjve, ai e sheh si vendimtare përballjen me Romën. “Ndër faktet më pozitive në prag të kësaj ndeshjeje janë rikthimi në dispozicion i Del Pieros, Camoranesit dhe Legrottaglies. Ata janë një forcë më shumë në një sfidë që parashikohet sa e fortë, po aq edhe e rëndësishme për të dyja skuadrat. Ndeshja me verdhekuqtë është një tjetër pengesë që duhet ta kalojmë, dhe në rast se do ta mbyllim pozitivisht atë, atëherë pa diskutim do të fillonte një tjetër kampionat për ne. Titulli? Unë nuk e përmenda këtë fjalë, pasi sa herë që kemi folur mbi një objektiv të tillë, më pas diçka nuk ka funksionuar në skuadër. Do të ishte më korrekte të zbrisnin në fushë me synimin e vetëm të fitores e më pas të shohim se çfarë do të na rezervojë kampionati”, ka deklaruar Chiellini.

Nuk ka komente: