e shtunë, 1 nëntor 2008

Giovanni Cobolli Gigli: “Tiago më magjepsi ndaj Bolognas”

Ndonëse infermieria bardhezi po zbrazet dita-ditës, presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, pranon se në merkaton e janarit mund të ketë përforcime. Një prej tyre është aktualisht në grupin e drejtuar nga Claudio Ranieri, portugezi Tiago Mendes. “Tiago më ka mahnitur në ndeshjenndaj Bolognas. Në atë sfidë tregoi të gjitha ato cilësitë, të cilave ne u besuam për ta sjellë atë në Torino. Besoj se ai tashmë e ka kuptuar mënyrën tonë të lojës dhe sigurisht që rikthimi i tij do të na jepte një ndihmë më shumë. Por ndërkohë, ne kemi nisur të studiojmë merkaton evropiane, kështuqë në janar mund të mbërrijë ndonjë përforcim. Rinovimi i Pavel Nedvedit? Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me të, por çdo gjë për sa i takon kësaj çështjeje varet vetëm prej tij. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të bashkëpunojmë me kampionë. Ndeshja me Romën? Është një sfidë, e cila duhet fituar me çdo kusht për të konfirmuar momentin e mirë që po kalojmë, por gjithashtu shpresojmë edhe nënjë spektakël për të pranishmit dhe tifozeritë”, ka përfunduar Gigli.

Nuk ka komente: