e mërkurë, 12 nëntor 2008

Joaquin i shkel syrin “Zonjës së Vjetër”

Prej javësh, emri i Joaquin është afruar me Juventusin, por duket se kjo simpati është reciproke për të dyja palëtt. Mesfushori i Valencias dhe i ish-Kombëtares spanjolle prej një viti është në kërkim të një pozicioni të ri, por ofertat në drejtim të tij nuk kanë qenë serioze, aq sa të bindnin Joaquin për të lënë qytetin bregdetar të Valencias. Gjithsesi, spanjolli dhe Juventusi tashmë duken më pranë se kurrë. Vetë lojtari është shprehur shumë i lumtur mbi një alternativë të tillë në një intervistë për të përditshmen spanjolle sportive “As”, duke i lënë të hapura dyert e përfundimit me sukses të një marrëveshjeje të tillë: “Është gjithmonë një kënaqësi e madhe kur emri im afrohet me skuadra të mëdha si Juventusi, pasi kjo do të thotë që cilësitë e mia si futbollist vlerësohen. Momentalisht jam duke punuar shumë me skuadrën dhe fakti që klubi më i madh në Itali po më vështron nga afër, më shtyn që të punoj gjithmonë e më shumë në muajt e ardhshëm. Pavarësisht kësaj, kjo çështje nuk do të më pengojë në karrierën time te Valencia dhe jam i bindur se kam ende shumë për t’i dhënë futbollit”, shprehet mesfushori spanjoll, Joaquin.

Nuk ka komente: