e martë, 11 nëntor 2008

Joaquin: Ndihem i nderuar nga interesimi i Juves

Mesfushori i Valencias ka deklaruar se ndihet i nderuar nga interesimi nga ana e Juventusit. Joaquin, gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen AS, është shprehur i tunduar nga fakti se një klub kaq i rëndësishëm sikurse janë bardhezinjtë po shfaqin interes për ta blerë kartonin e tij. Por spanjolli theksoi se e sheh të ardhmen e tij te Valencia, pavarësisht nga kërkesat e disa skuadrave europiane.

Nuk ka komente: