e hënë, 10 nëntor 2008

Milito: Kundër Juves për fitore

Sulmuesi i Genoas Diego Milito ka thënë se skuadra e tij do të udhëtojë në Torino për ta mposhtur Juventusin. Genoa është njëra nga skuadrat që ka befasuar për të mirë këtë sezon duke grumbulluar njëzet pikë deri më tani, dhe gjendet vetëm katër pikë prapa liderit, Inter. Ndërsa që nga rikthimi i tij Milito ka qenë në formë të shkëlqyer, derisa në ndeshjen e fundit kundër Regginas shënoi hat-trick. Takimin e radhës Genoa e zhvillon në Stadio Olimpico të Torinos, kundër skuadrës shumë në formë Juventus, ndërsa ish-sulmuesi i Zaragozës ka deklaruar se ai do të udhëtojë në Torino për fitore. “Kundër Juves do të luajmë për fitore. Ne nuk shkojmë për të barazuar me skuadrat e mëdha, mentaliteti ynë është që të luajmë për fitore”, është shprehur argjentinasi.

Nuk ka komente: