e shtunë, 1 nëntor 2008

Juve, negociata për Luka Modric

Juventusi është gati të afrojë në formë huazimi, në merkaton e janarit, mesfushorin Luka Modric. Për këtë arsye, përfaqësuesit e klubit bardhezi udhëtuan drejt Londrës, në mënyrë që të gjendet marrëveshja me Tottenhamin. 23-vjeçari, i cili shkëlqeu me Kroacinë gjatë Euro 2008, u transferua me shumë bujë në "White Hart Lane". Megjithatë, që prej kalimit nga Dinamo e Zagrebit te klubi anglez, për 23 milionë euro, lojtari ka zhgënjyer vazhdimisht. Juventus interesohet për Modric, pasi drejtuesit e klubit synojnë të afrojnë lojtarë cilësorë në mesin e fushës, repart i përgjysmuar për shkak të dëmtimeve. Në favor të "Zonjës së Vjetër" qëndron fakti se kroati nuk është ambientuar në Premiership dhe pas largimit të teknikut Juande Ramos nuk cilësohet si titullar "i paprekshëm". Trajneri i ri i "Hotspurs"-ave, Harry Redknap, preferon ta mbajë në stol fantazistin.

Nuk ka komente: