e mërkurë, 12 nëntor 2008

Juventus i intersuar për Rossin

Mediat italiane kanë shkruar sot se ekipi i Juventusit është interesuar për shërbimet e sulmuesit të Villarrealit, Giuseppe Rossi. Zonja e vjetër një kohë të gjatë është duke i përcjellë paraqitjet e Rossit, por klubi spanjoll nuk mendonte për shitjen e italianit të ri. Siç përcjell Tuttosport, Juventus sërish do ta ringjallë interesimin për sulmuesin dhe është i gatshëm të ndajë një shumë më të madhe të parave për futbollistët më të mirë italianë. Edhe nëse Villarreal do të pranojë ta shesë Rossin, biankonerët do të duhet të përballen me një konkurrencë të fortë, pasi janë një varg ekipesh që e përcjellin Rossin, i cili bëri debutimin e tij edhe me kombëtaren italiane, në ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë.

Nuk ka komente: