e hënë, 3 nëntor 2008

Juventusi “zbulon” portugezin Tiago

Sinjali
Nga objekt misterioz në lojtar, më në fund, vendimtar në vetëm dy ndeshje. Tiago rimerr Juventusin dhe pranon, edhe në festën post-Roma, komplimentet e Ranierit, i cili i kishte bërë elozhe që të mërkurën në mbrëmje, dhe ato të Cobolli Gigli. Presidenti bardhezi ka dashur të nënvizojë paraqitjen e portugezit. “I bëj komplimentet e mia më të sinqerta. Ka zhvilluar ndeshjen më të bukur, qëkur ndodhet te Juventusi, ka luajtur me të vërtetë mirë.” Numrit një juventin i bën eko Ranieri: “Kam thënë gjithmonë se është lojtar i madh, dhe se nuk kishte arritur t’i tregonte vlerat e tij për arsye misterioze. Ndoshta ka ndikuar fakti se ai ishte lojtari më i paguar i ekipit, ndoshta arsyet ishin taktike. Por e keni parë, ka luajtur në Bolonjë pas një stërvitjeje të vetme dhe kundër Romës ka rezistuar për gjithë takimin, edhe pse kishte pasur vetëm dy ditë në dispozicion për t’u përgatitur. Ka bërë një paraqitje të shkëlqyer”. Duket se vështirësitë janë kaluar. Pas një viti katastrofik dhe një vere sfilitëse, Tiago ka ndryshuar drejtim dhe po e gjen vendin e tij në mesfushë. Një dhuratë nga qielli për Ranierin dhe një valë e re cilësie në këtë repart. Nga këto arsye, është logjike që, nga presidenti te trajneri, të gjithë te Juvja të nënvizojnë me kënaqësi ringjalljen e portugezit. Njeriu që duhej dhe që në këtë pikë mund t’i bindë drejtuesit e Zonjës së Vjetër që të mos kthehen në merkato në janar, në kërkim të një mesfushori me këmbët e mira. Sigurisht, dy ndeshje nuk do të thonë asgjë. Por shenjat, duhet thënë, se më në fund janë të rëndësishme.

Nuk ka komente: